Politike

Përfundon takimi Kurti–Rama, premtohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri

Diskutimi mes dy liderve ka qenë i larmishëm, por është fokusuar te thellimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. 

16 Shkurt 2026, 16:50 Nga I.A
Përfundon takimi Kurti–Rama, premtohet thellimi i bashkëpunimit
Rama dhe Kurti

TIRANË- Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut Edi Rama ka përfunduar. Diskutimi mes dy liderve ka qenë i larmishëm, por është fokusuar te thellimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.  

"Marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja në këtë mandat të dy qeverive, ishin ndër temat kryesore të diskutimit", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Rama uroi kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për formimin e Qeverisë. Ndërkohë që kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe vullnetin e Qeverisë që drejton për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shërbim të qytetarëve dhe mbarë kombit.

"Bashkëpunimi dhe marrëveshjet e deritanishme ndërshtetërore në pesë vitet e fundit kanë përfshirë njësimin e teksteve shkollore, projektet kulturore mbarëkombëtare, projektet infrastrukturore, si hekurudha Prishtinë-Durrës, lehtësimin e lëvizjes në zonat kufitare, njohjen e diplomave, pastaj bashkëpunimi në energji, siguri, sport, transport, turizëm dhe zhvillim ekonomik", vijon njoftimi i Zyrës së Kryeministrit./Dosja.al

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll