Art&Argëtim

“Pushoje nga puna”, zbulohet ‘kurbani’ që ribashkoi aleancën Vejsiu-Grabocka, si u sakrifikua menaxheri i Arilena Arë

18 Shkurt 2020, 15:55 Nga DOSJA
“Pushoje nga puna”, zbulohet ‘kurbani’ që ribashkoi

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth përfoljes së krisjes së marrëdhënies mes dy aleateve mjaft të ngushta, Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës. Gjithçka nisi në Festivalin e 58 të RTSh-së, ku Vejsiu dhe Grabocka u ndanë në dy klane.

Vejsiu mbështeste Elvana Gjatën, një nga pretendetet kryesore për çmimin e madh dhe Grabocka mbështeste rivalen më të fortë të Gjatës, Arilena Arën. Për me tepër, Grabocka prej 16 vitesh kishte në staf edhe Popi Kolën, menaxherin e Arës. Pasi çmimin e madh e fitoi Arilena, filluan të qarkullonin zëra lart e poshtë se alenca mes Grabockës dhe Vejsiut është prishur.

Mirëpo, me kalimin e kohës dhe zbehjes së polemika që la pas çmimi i madh i këtij festivali palët janë ulur sërish në bisedime. Mes të tjerash, Dosja.al ka mësuar se Alketa Vjesiu për t’u rikthyer pranë stafit të Grabockës ka kërkuar që menaxheri Popi Kola të mos ishte më asistenti i regjizores.

Kërkesë kjo që është plotësuar nga Grabocka, pasi Kola nuk është më asistenti i saj dhe Vejsiu ka nisur programin e radhës me regjizoren Grabocka, atë “Në kurthin e Piter Pan”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu arilena ara popi kola vera grabocka alketa vejsiu arilena ara popi kola vera grabocka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Shkurt 2020, 09:51

MANHATTAN– Modelja 25-vjeçare me origjinë  afrikano-amerikane, refuzon të performojë me veshjen që tregon pamjen e një majmuni, që nxjerr në pah buzët e ...