Sport

Superiorja/ Teuta bën detyrën ndaj Bylisit, Kotobelli - golin e fitores ia dedikon babait...

Teuta ‘shkelmon’ krizën dhe rikthehet të fitorja pas 10 ndeshjeve. Skuadra durrsake iu imponua Bylisit duke e mundur me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.

14 Shkurt 2026, 19:06 Nga DOSJA

Superiorja/ Teuta bën detyrën ndaj Bylisit, Kotobelli - golin e

DURRES - Sfida nisi me shumë vrull teksa brenda 5 minutave të para të saj u shënuan dy gola. Fillimisht ishin ballshiotët ata që shënuan me Markun në minutat e 3-të, duke marrë avantazhin 1-0 për skuadrën e tij të Bylisit.

Por 120 sekonda më vonë Teuta barazoi shifrat në 1-1 me Wotlai. Rastet nuk munguan në vijimin e ndeshjeve nga të dyja skuadrat, por pjesa e parë u mbyll 1-1.

Pas pushimit të ndeshjeve, Teuta përmbysi kontaktin duke marrë avantazhin 2-1, falë golit të Kotobellit, që ekzekutoi në mënyrë spektakolare një goditje dënimi. Ishte ky gol që futbolllisti ia dedikoi babait të tij që përpara pak ditësh ndërroi jetë.

Historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshojnë më, disa veprime të Teutës për të shënuar golin e tretë, që në krahun e dytë Bylisi zëvendësimet e kryera nuk mund të jenë fatin e tyre dhe sfida u mbyll me fitoren 2-1 për Teutën.

BT (Dosja.al)

Sondazh

Poll