Sport

Superiorja/ Përballje ‘kampionësh’ pa fitues: Gabon Egnatia, barazohet nga Vora në fund!

Barazim surprizë në javën e 24-t të Superiores, Vora, ish-kampione e Kategorisë së Parë, i ndal hovin kampionëve të Egnatias.

14 Shkurt 2026, 18:56 Nga DOSJA

Superiorja/ Përballje ‘kampionësh’ pa fitues: Gabon

VORE - Ndeshja e zhvilluar në fushën e Vorës u mbyll në barazim 1-1, duke lënë të hapur garën në krye të renditjes.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë. Në minutën e 18-të, Fernando u tregua i saktë nga pika e bardhë, pasi gjyqtari Koçi akordoi penallti pas rishikimit të episodit me VAR.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores minimale të kampionëve, Vora reagoi në fund. Në minutën e 86-të, Kasalla shfrytëzoi një rast në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë të vyer.

Pas këtij barazimi, Egnatia mbetet dy pikë pas Vllaznia, që do të luajë ndeshjen e saj të radhës ndaj Elbasani. Nga ana tjetër, Vora pozicionohet në vendin e shtatë, me pesë pikë më shumë se Tirana, që do të përballet në derbi me Partizani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll