Sport

CAS e refuzon ankesën e atletit ukrainas për përjashtimin e tij nga “Milano-Cortina 2026” për shkak të kaskës…

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka mbështetur politikat dhe vendimin e IOC-së

14 Shkurt 2026, 11:30 Nga DOSJA

CAS e refuzon ankesën e atletit ukrainas për përjashtimin e tij

ZVICER - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka rrëzuar ankesën e paraqitur nga atleti ukrainas i skeletonit Vladyslav Heraskevych, i cili u skualifikua nga IOC nga gara e skeletonit për meshkuj në Lojërat Olimpike “Milano-Cortina 2026” për shkak se mbante veshur një kaskë përkujtimore me fotografi të atletëve ukrainas që vdiqën në luftë.

Në një deklaratë të shkurtër, CAS deklaroi se arbitri i vetëm që shqyrtoi çështjen nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t'i përmbahej politikës së IOC-së në lidhje me atë që atletët mund të thonë në fushën e garës dhe se "përkrenarja përkujtimore" e veshur nga Heraskevych në Lojërat Olimpike “Milano-Cortina 2026” nuk do të kishte qenë në përputhje me rregullat që atletët duhet të ndjekin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2026, 09:30

Cristiano Ronaldo është rikthyer!

ARABIA SAUDITE - Pritja mbaroi. Cristiano Ronaldo e ka lënë mënjanë protestën e tij kundër  PIF dhe do t&eum...