Aktualitet

Dy e nisën në spital, të tjerët pastruan gjakun/ Zbardhet dinamika e plagosjes së 18-vjeçares në Sauk: Kujdes çfarë thoni në polici

Mësohet se e reja ka qëlluar vetë veten me armën e të dashurit të saj Erisjaldo Gjuta.

14 Shkurt 2026, 09:41 Nga I.A
Dy e nisën në spital, të tjerët pastruan gjakun/ Zbardhet
Foto Ilustruese

TIRANË- Dinamika e plagosjes së 18-vjeçares Natalia Murati në një hotel në zonën e Saukut është zbardhur. Mësohet se e reja ka qëlluar vetë veten me armën e të dashurit të saj Erisjaldo Gjuta.

Ndërkohë që teksa kanë dëgjuar të shtënat në dhomë, menjëherë kanë shkuar Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta. Këta kanë thirrur Mirvete Gjutën, nëna e 22-vjeçarit dhe Vladimir Gjutën, xhaxhai i të riut. 

Në vend që të thërrisnin autoritetet, Mirvete Gjuta dhe kushëriri i 22-vjeçarit, Elvir Gjuta e kanë marrë dhe transportuar në spital, duke deklaruar se e kanë gjetur në rrethrrotullimin e Ekonomikut. 

Ndërsa Vladimir Gjuta bashkë me Sajmirin dhe Erisjaldo Gjutën kanë pastruar gjakun në dhomën e hotelit për të fshehur ngjarjen./Dosja.al

erisjaldo gjuta natalia murati

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2026, 07:47 I.A

Kostoja e fshehur nga pandemia e Covid-19

Pas pandemisë së Covid-19, numri i pacientëve të shtruar në spitalet psikiatrike ka rënë, por mjekët psikiatër t&...