Politike

Mbahet Konferenca e Mynihut/ Mungon Rama, Balla e nis viztën me gafë për Grenell

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e quan Richard Grenell të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA.

12 Shkurt 2026, 21:53 Nga E.d
Mbahet Konferenca e Mynihut/ Mungon Rama, Balla e nis viztën me gafë
Foto ilustruse

GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka munguar këtë vit në konferencën e Mynihut për Sigurinë. Ajo është një platformë ku liderë politikë, ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, drejtues të NATO-s, BE-së dhe OKB-së, përfaqësues të inteligjencës, ekspertë të sigurisë dhe diplomatë diskutojnë drejtimet e reja të politikës globale. Në vend të Ramës ka shkuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai e ka nisur takimin me një gafë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e quan Richard Grenell të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Ndërkohë, që ai prej një viti ka marrë emërimin e Trump si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese, një prej institucioneve kulturore në Shtetet e Bashkuara.

“Konferenca e Sigurisë Mynih Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA” shkruan Taulant Balla në statusin e tij në rrjetet sociale./Dosja.al

taulant balla konferenca e mynihut richard grenell

Sondazh

Poll