Politike

“Ish-krerët e UÇK po persekutohen në Hagë”/ Mediu: Parlamenti shqiptar të gjejnë mënyra për ta trajtuar çështjen në çdo institucion

Në fjalën e tij gjatë seancë plenare, Mediu është ndalur tek çështje e ish-krerëve të UÇK, në Hagë, ku  Prokuroria kërkoi 45 vite burg për secilin.

12 Shkurt 2026, 13:51 Nga D.S
“Ish-krerët e UÇK po persekutohen në Hagë”/
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu tha se ajo që po ndodh në Hagë nuk është vetëm një persekutim i ish-krerëve të UÇK, por edhe një padrejtësi e madhe që po përpiqet t’i bëhet Kosovës dhe popullit të saj.

Në fjalën e tij gjatë seancë plenare, Mediu është ndalur tek çështje e ish-krerëve të UÇK, në Hagë, ku  Prokuroria kërkoi 45 vite burg për secilin. Sipas Mediut, diplomacia shqiptare dhe parlamenti shqiptar, duhet të gjejnë mënyra për të ngritur këtë çështje në çdo institucion.

“Ajo që po ndodh në Hagë nuk është vetëm persekutim i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, por një padrejtësi e madhe që kërkohet t’i bëhet historisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës. Liderët e UÇK ishin të parët që krijuan partneritetin me NATO-n. Kosova sot është e pavarur, një vend në partneritet me BE, por po përballet me sulm të organizuar nga Vuçiç dhe nga Rusia.

Diplomacia shqiptare dhe parlamenti shqiptar, duhet të gjejnë mënyra për të ngritur këtë çështje në çdo institucion. Duhet të shtohet një pikë që Kuvendi i Shqipërisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.  Në Hagë po përpiqet të zhbëjnë të gjithë historinë. Duhet të jemi të bashkuar, dhe të veprohet në një zë në mbrojtje jo vetëm të liderëve të UÇK, por edhe të interesit kombëtar dhe të Kosovës. Është e turpshme kjo që po ndodh”, tha Media./Dosja.al

fatmir mediu uçk seance plenare

Sondazh

Poll