Politike

Anila Bisha kërkoi të pezullohet 'Diella', reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë!

Ka qenë drejtoresha e Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa, e cila është shprehur se qeveria e sheh këtë si një të drejtë ligjore të ushtruar nga Bisha, por e konsiderojnë pretendimin e ngritur nga ajo si të pabazë.

12 Shkurt 2026, 13:24 Nga I.A

Anila Bisha kërkoi të pezullohet 'Diella', reagon qeveria:

TIRANË- Qeveria ka reaguar pas kallëzimit që aktorja Anila Bisha ka depozituar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kërkon pezullimin e ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

Ka qenë drejtoresha e Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa, e cila është shprehur se qeveria e sheh këtë si një të drejtë ligjore të ushtruar nga Bisha, por e konsiderojnë pretendimin e ngritur nga ajo si të pabazë.

Shqipëria është një vend i lirë dhe demokratik, ku qytetarët kanë të drejtë të mendojnë dhe të veprojnë përmes mekanizmave ligjorë kundër qeverisë. Në këndvështrimin tonë pretendimi s’ka asnjë bazë, por i mbetet gjykatës ta vendosë kush ka të drejtë”, u shpreh Hasa për Politiko.al.

Çështja nisi pasi aktorja e njohur Anila Bisha paditi Këshillin e Ministrave dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të ministres Diella. Sipas padisë, Bisha përfaqëson zyrtarisht zërin dhe imazhin e Diellës, në bazë të një kontrate bashkëpunimi 1-vjeçare të nënshkruar një vit më parë./Dosja.al

anila bisha diella

Sondazh

Poll