Sport

Kupa e Shqipërisë / Partizani mund Elbasanin me penallti dhe i afrohet gjysmëfinales

Mes kaosit dhe kontestimeve ështtë mbyllur faza e ndeshjeve të para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

11 Shkurt 2026, 18:47 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë / Partizani mund Elbasanin me penallti dhe i afrohet

ELBASAN - Mes kaosit dhe kontestimeve ka qenë mbyllja e ndeshjeve të para çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Gjithçka ndodh në ndeshjen e fundit mes Elbasanit dhe Partizanit, ku të dyja skuadrat ishin të kujdesshme për të mos rrezikuar më shumë seç duhet.

Dhe me një barazim 0-0 ndeshja po shkon drejt fundit, kur në minutën e 89-të, Kasa ndalon në mënyrë të parregullt Skukën. Dhe për vendimin që nëse ka qenë jashtë zonës së rreptësisë, u kërkua verifikimi në VAR, i cili accordoi penallti që solli të gjithë shfryrjen e tensionit.

Gjithsesi Skuka e ka shndërruar në gol këtë 11-metërsh dhe pas rreth 100 minutash lojë, tak i parë i çiftit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë shkoi në favor të Partizanit, që ka një avantazh të madh për ndeshjen e dytë për të kaluar në gjysmëfinale.

Ndeshjet e kthimit të fazave çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 4 mars.

BT (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2026, 12:30

Real Madridi darkon së bashku…

SPANJE - Të martën në mbrëmje, lojtarët e Real Madridit u mblodhën në një darkë ekipore në një restoran...