Sport

Debuton ekipi kuqezi në Olimpiadën Dimërore me Denni Xhepën në disiplinën e Super G

I pari që zbriti në pistë nga skiatorët kuqezi ishte Denni Xhepa që mori pjesë në disiplinën e Super G për meshkuj.

11 Shkurt 2026, 17:28 Nga DOSJA
Debuton ekipi kuqezi në Olimpiadën Dimërore me Denni Xhepën

ITALI - Delegacioni shqiptar nisi garimin në ekipin Olimpik Dimërore të Milano-Cortina 2026. Shqipëria në këtë komecion renditet nga 4 sportistë, të gjithë të marrin pjesë në kategorinë e Skive Alpine. I pari që zbriti në pistë nga skiatorët kuqezi ishte Denni Xhepa që mori pjesë në disiplinën e Super G për meshkuj.

Skiatori 22-vjeçar e mbylli garimin e tij në këtë disiplinë në vend e 34-t nga 42 skiatorë që morën pjesë në këtë gaë duke e përshkuar pistën me kohën 1 minuta 31 sekonda e 72 të qintat, një kohë kjo që është 6 sekonda e 40 të qintat më e lartë se ajo e fituesit Von Allmen, ndërkohë që medaljen e argjendtë dhe të bronztë e fituan Ryan Cochren-Siegle dhe Marco Odermatt.

Në këtë disiplinë mori pjesë edhe një tjetër skiator shqiptar që garonte me flamurin francez Alban Elezi që u rendit në vend të 15-të.

Denni e para do të jetë në orën 10:00 dhe e dyta në 13:30 të së shtunës. Garat e tjera të delegacionit shqiptar janë në 15 shkurt slalomi gjigant për femra, në 16 shkurt slalomi për meshkuj dhe në 18 shkurt slalomi për femra.

Te konkurrimi i vajzave, padyshim vëmendja më e madhe do të jetë për 19-vjeçaren Lara Colturi që këtë sezon po bën mirë edhe në Kupën e Botës është në dhjetëshen më të mirë të botës.

BT (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2026, 12:30

Real Madridi darkon së bashku…

SPANJE - Të martën në mbrëmje, lojtarët e Real Madridit u mblodhën në një darkë ekipore në një restoran...