Sport

Pas Botërorit, Jose Mourinho projektohet në stolin e Portugalisë...

Federata Portugeze e Futbollit po mendon për Jose Mourinhon si pasardhësin ideal të Roberto Martinezit në stolin e kombëtares.

11 Shkurt 2026, 14:00 Nga DOSJA

Pas Botërorit, Jose Mourinho projektohet në stolin e

PORTUGALI - Sipas “ESPN”, drejtuesit luzitanë po përgatiten t’i bëjnë një ofertë zyrtare trajnerit aktual të Benficas.

Kontrata e Martinezit përfundon pas Botërorit 2026, ku Portugalia do të marrë pjesë si një nga skuadrat favorite për trofeun.

E ardhmja e Mourinhos te Benfica ka qenë objekt spekulimesh të shumta javët e fundit, duke nxitur zërat për një largim të mundshëm.

Nëse “Special One” pranon postin e trajnerit te Portugalia, Benfica ka planifikuar të hidhet në sulm për Ruben Amorim.

Ky ndryshim pritet të shënojë një epokë të re për futbollin portugez pas përfundimit të aventurës në Botëror.

Mourinho ka shprehur shpesh në të kaluarën dëshirën për të drejtuar vendin e tij në një kompeticion madhor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2026, 12:30

Real Madridi darkon së bashku…

SPANJE - Të martën në mbrëmje, lojtarët e Real Madridit u mblodhën në një darkë ekipore në një restoran...