Politike

"Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë"/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland

Vendimi për heqjen e imunitetit të Jagland u mor unanimisht nga Komiteti i Ministrave i KiE-së të mërkurën në mëngjes.

11 Shkurt 2026, 17:31 Nga E. D

"Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë"/ U zbulua si

STRASBURG- Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese nga policia norvegjeze, e cila ka nisur një hetim për korrupsion për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

Vendimi për heqjen e imunitetit të Jagland u mor unanimisht nga Komiteti i Ministrave i KiE-së të mërkurën në mëngjes. KiE theksoi se vendimi vjen pas zbulimeve mediatike që nga nëntori i vitit 2025 që lidhën Jagland me Epstein.

“Me kërkesë të autoriteteve norvegjeze, organi vendimmarrës statutor i Këshillit të Evropës vendosi të heqë imunitetin nga procesi ligjor që i ishte dhënë z. Thorbjørn Jagland në cilësinë e tij si ish-Sekretar i Përgjithshëm”, njoftoi Këshilli i Evropës të mërkurën.

Më herët, Norvegjia ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Jagland, nën dyshimin për korrupsion që rrjedh nga kontakti i tij me Jeffrey Epstein. Hetimi do të përqendrohet në faktin nëse Jagland ka marrë dhurata ose favore në lidhje me pozicionet e tij. Jagland përmendet disa herë në një mori faqesh të publikuara javën e kaluar nga autoritetet amerikane për Epstein.

Në një email drejtuar Epstein në 25 maj të 2012-ës, Jagland shkroi: “Kam qenë në Tiranë (Shqipëri) vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Do të kthehem të enjten....Nëse nuk e keni telefonuar ende Barbara Daniels, ju lutem më njoftoni... Bill Richardson do të donte të telefonate".

Jagland shërbeu si kryeministër nga viti 1996 deri në vitin 1997. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019 dhe kryesoi Komitetin Norvegjez të Nobelit nga viti 2009 deri në vitin 2015. Emri i Jagland u përmend gjithashtu disa herë në një grup dokumentesh të lidhura me Epstein, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në fund të janarit. 

Agjencia policore norvegjeze Økokrim kërkoi që Këshilli i Evropës t’ia heqë imunitetin ish-kryeministrit për të hapur derën për hetime të mëtejshme në një rast të vazhdueshëm të rënduar të korrupsionit. /Dosja.al

thorbjørn jagland

Sondazh

Poll