Sport

Skiatorja më seksi në “Milano-Cortina 2026”, e dashura e boksierit amerikan Jake Paul!

Holandezja Jutta Leerdam, është një nga sportistet më popullore në Olimpiadën Dimërore “Milano-Cortina 2026”, edhe falë pranisë konstante të saj në rrjetet sociale.

10 Shkurt 2026, 22:26 Nga DOSJA

Skiatorja më seksi në “Milano-Cortina 2026”, e dashura e

ITALI - Jutta Leerdam fitoi medaljen e artë në patinazhin e shpejtësisë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, duke u konfirmuar si mbretëresha e këtij specialiteti. Me më shumë se 7 milionë ndjekës, ajo mbërriti në Olimpiadë nën një vëmendje të jashtëzakonshme mediatike.

Skiatorja më seksi në “Milano-Cortina 2026”, e dashura e

Por presioni nuk e ka bezdisur aspak. Në garë ishte e paarritshme, e aftë jo vetëm të fitonte, por edhe të vendoste rekord olimpik.

Ish-lojtare e hokejit në bar, Jutta ka ditur të ndërtojë një karrierë të jashtëzakonshme, duke fituar 6 tituj botërorë. E arta olimpike është pika më e lartë e një rrugëtimi që e ka shenjtëruar përfundimisht: së pari si sportiste dhe më pas si personazh i rrjeteve sociale. Fitorja në “Milano-Cortina” ka një shije të veçantë për Jutta Leerdam. Katër vjet më parë në Pekin sportistja holandeze mori medalje argjendi.

Në Itali historia ndryshoi, Jutta dominoi 1000 metrat me një autoritet të jashtëzakonshëm, duke regjistruar kohën 1 minutë, 12 sekonda e 31 të qindtat. Një arritje që i dha medaljen e artë dhe rekordin olimpik.

Skiatorja më seksi në “Milano-Cortina 2026”, e dashura e

Kush është Jutta Leerdam?

Jutta Leerdam është me origjinë nga Gravenzande, një qytet në Jug të Holandës. Ajo ka lindur më 30 dhjetor 1998. Ka nisur të praktikojë patinazhin në akull në moshën 11-vjeçare, pasi kishte luajtur hokej gjatë gjithë fëmijërisë. Prej kohësh është shumë e ndjekur në rrjete sociale, pasi jashtë pistës është edhe një modele shumë e vlerësuar.

Ajo ka bashkëpunuar me Nike, Skims dhe kompani të tjera.

Nga viti 2023 Jutta është e fejuar me boksierin amerikan Jake Paul, i cili u prek në momentin e fitores së Leerdam në “Milano-Cortina”. Në 2025-ën sportistja mori propozimin romantik për martesë, që u përcoll edhe në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2026, 13:30

Objektivi i ri i Real Madridit…

Cuti Romero, lojtar i Tottenhamit SPANJE - Dihet mirë që Real Madridi është në kërkim të një qendërm...