Sport

E pabesueshme, lodhja nuk kursen as Rio Ferdinandin. Legjenda e “Djajve të Kuq” përfundon në karrige me rrota…

Rio Ferdinand rrëfen luftën me dhimbjet kronike, pasi u tërhoq nga futbolli profesionist: “Përfundoi në një karrocë me rrota dhe në spital për ditë të tëra.”

10 Shkurt 2026, 22:14 Nga DOSJA

E pabesueshme, lodhja nuk kursen as Rio Ferdinandin. Legjenda e “Djajve

ANGLI - Lodhja fizike e një karriere të kaluar në nivelin më të lartë i ka lënë një barrë të rëndë Rio Ferdinand, i cili, në moshën 47 vjeç, e gjen veten duke u përballur me pasojat serioze të lëndimeve të së kaluarës.

Ish-mbrojtësi rrëfeu për “Men’s Health UK” se problemet me shpinën ende e detyrojnë të shtrohet herë pas here në spital dhe të përdorë përkohësisht karrocë me rrota.

“Kam pasur probleme me shpinën për një kohë të gjatë. Për gjashtë vjet, kam marrë pilula dhe injeksione vetëm për të luajtur”, zbuloi Ferdinandi, duke shpjeguar se si këto përpjekje ia kanë dëmtuar shëndetin afatgjatë.

Dhimbja vjen me forcë dhe në mënyrë të paparashikueshme: “Kam momente të tmerrshme ku duhet të qëndroj në spital për disa ditë ose në karrocë me rrota. Është çmenduri, por më vjen në mënyrë të papritur.”

Pavarësisht se u zhvendos në Dubai dhe adoptoi teknika të reja për të ruajtur trupin e tij, ish-futbollisti duhet të jetojë edhe me karrocë, një realitet krejt ndryshe, për shkak të traumave e pësuara në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2026, 13:30

Objektivi i ri i Real Madridit…

Cuti Romero, lojtar i Tottenhamit SPANJE - Dihet mirë që Real Madridi është në kërkim të një qendërm...