Sport

Kupa e Shqipërisë / Vllaznia mund Bylisin në Ballsh, në “Niko Dovana”, Egnatia i ngrin buzëqeshjen Teutës

Vllaznia merr një fitore shumë të rëndësishme në Kupën e Shqipërisë ndaj Bylisit dhe i afrohet gjysmëfinales së kompeticionit. Skuadra shkodrane fitoi 0-1 në ndeshjen e parë çerekfinaleve të luajtur në Ballsh, ndaj vendasve.

10 Shkurt 2026, 18:19 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë / Vllaznia mund Bylisin në Ballsh, në

BALLSH - Vllaznia merr një fitore shumë të rëndësishme në Kupën e Shqipërisë ndaj Bylisit dhe i afrohet gjysmëfinales së kometicionit. Skuadra shkodrane fitoi 0-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të luajtur në Ballsh, ndaj vendasve.

Në sfidën e zhvilluar në 'Adush Muça', Edi Martini vendosi të mos aktivizojë Malën, Krymin dhe Balajn duke kryer rotacion në skuadër, një lëvizje që e bëri edhe Mirel Josa te skuadra ballshiote. Ishte një ndeshje që nuk pati ritëm me skuadrat që tentuan të mos rrezikonin dhe të luanin kujdesshëm. Gjithësesi fati i kësaj ndeshjeje që vendosi në pjesën e parë kur Vllaznia fitoi një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Bismarck

Kjo ndaj Bylisit është fitorja e tetë radhazi e Vllaznisë në kampionat dhe kupa dhe ajo që bie në sy është në 7 nga këto ndeshje, skuadra kuqeblu i ka fituar me kontaktin minimal 1-0 dhe vetëm një sfidë e fituar 2-0.

Ndërkohë në ndeshjen dzietër e parë çerekfinale për çiftin Teuta-Egnatia të luajtur në “Niko Doavan”, ishin kampionët e Shqipërisë ata që fituan me përmbysje. Vendasit kaluan në avantazhin e shumë shpeqjeve, që në minutat e 11-të me golin e Arifit, duke dhënën e një tym që mori drejtim, por pa u mbyllur pjesa e parë, kampionët e Egnatias arritën të barazonin me Adjesan dhe me këto shifra u mbyll fraksioni I parë.

Në 45 dyta skuadrat dhe treguan të kujdesshme duke luajtur disi të transportuara pa marrë përsipër tentative të rezistencës, një strategji që solli thjesht administrimin në minutat e saj, por si në pjesën e parë edhe në të dytën, rrogozhinasit surprizuan në fund. Pikërisht në vazhdim edhe këtë herë ata shënuan me Kryzi për të marrë këtë fitore të rëndësishme që jep më tepër shanse për kalimin në gjysmëfinale, për ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë më 4 mars, datën kur do të luhen të katërta ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale.

BT(Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2026, 13:30

Objektivi i ri i Real Madridit…

Cuti Romero, lojtar i Tottenhamit SPANJE - Dihet mirë që Real Madridi është në kërkim të një qendërm...