Sport

"Dua të jem trajneri i parë afrikan i Realit"...

Eric Chelle, trajneri aktual i Nigerisë, rrëfeu se ëndrra e tij më e madhe është të drejtojë Real Madridin.

10 Shkurt 2026, 12:30 Nga DOSJA

"Dua të jem trajneri i parë afrikan i Realit"...

NIGERI - Eric Chelle, trajneri i ekipit kombëtar nigerian, rrëfeu në një intervistë me RMC Sport se ëndrra e tij është të drejtojë Real Madridin.

"Dua të jem trajneri i parë afrikan i Real Madridit", deklaroi tekniku, i cili ka qenë në krye të Nigerisë që nga dhjetori i kaluar. Ai e udhëhoqi ekipin e tij drejt vendit të tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Chelle më parë ka drejtuar ekipin kombëtar të Malit, vendit të tij të origjinës, dhe në Francë ka qenë trajner në divizionet më të ulëta të futbollit francez. Klubi i tij i fundit përpara se t'i bashkohej Nigerisë ishte MC Oran në Algjeri.

Pavarësisht dëshirave të Chelle, ai nuk do të ishte trajneri i parë afrikan që do të drejtonte Real Madridin. Carlos Queiroz, i cili drejtoi Madridin midis viteve 2003 dhe 2004, lindi në Nampula të Mozambikut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll