Politike

Berisha bën thirrje për bashkimin e opozitës: Nga largimi i Edi Ramës fitojnë të gjithë, edhe SHBA u bashkua me Bashkimin Sovjetik kundër Hitlerit

Gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare të opozitës, Berisha tha se nga largimi i Edi Ramës fitojnë të gjithë.

10 Shkurt 2026, 19:27 Nga E.d
Berisha bën thirrje për bashkimin e opozitës: Nga largimi i Edi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën nuk ka  zgjedhje të lira dhe se opozita nuk fiton kurrë një farsë elektorale. Gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare të opozitës, Berisha tha se nga largimi i Edi Ramës fitojnë të gjithë.

Ai ftoi qytetarët të bashkohemi kundër Ramës të cilin, ai e cilësoj armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë.

Sali Berisha: E kemi thënë dhe e themi përsëri, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe opozita nuk fiton kurrë një farsë elektorale. Asnjë nuk ka të ardhme pa votën e lirë. Ndaj dhe për të votuar të lirë dhe me dinjitet, të ngrihemi, të largojmë Edi Ramën nga pushteti, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, drejt të ardhmes që meritojmë. Shqipëria është vendi i ëndrrave rinore të dënuara. Sot çdo shqiptar të mos harrojë se me narkoregjimin e Edi Ramës, dyert e hapura të Europës janë të mbyllura. BE nuk është klubi i hajdutëve dhe trafikantëve, por është bashkimi i njerëzve të barabartë para ligjit, i votës së lirë, i shtetit ligjor. Ndaj dhe kam një thirrje për çdo forcë opozitare, për çdo opozitar të këtij regjimi, për çdo qytetar të këtij vendi, u bëj thirrje jo si lider i partisë më të madhe opozitare, por si qytetar, si shqiptari-shqiptarit, le të bashkohemi.

Çdo opozitar dhe çdo qytetar që sot është kundër bashkimit, ta dijë mirë se turpëron veten e tij para shqiptarëve. Kur ishte nevoja kundër Hitlerit, u bashkua Amerika me Bashkimin Sovjetik, kurse ne shqiptarët, opozitarë nuk u bashkokemi dot kundër Edi Ramës?
Ai që mendon se humbet vota nga bashkimi, harron se votat nuk kanë asnjë vlerë sa kohë që Edi Rama është në pushtet. Por e kundërta, nga bashkimi dhe sidomos nga triumfi i bashkimit, largimi i Edi Ramës, të gjithë fitojnë. Jo vetëm do të shtohen votat e secilit, por ato vota do kenë peshën dhe vlerën që meritojnë. Sepse do i kthejmë zgjedhjet e lira dhe të barabarta siç ishin ato në vitin 2013, kur ndodhi rotacioni i fundit i pushtetit në Shqipëri.
Le të bashkohemi pra kundër armikut më të rrezikshëm të Shqipërisë, Edi Rama, jo për ideologji, as për politikë, por për misionin më të shenjtë që një shqiptar mund t’i caktohet, shpëtimin e Shqipërisë./Dosja.al

sali berisha pd protesta

Sondazh

Poll