Politike

"Në gjykatë duhet të jetë Rama e Vuçiç"/ Pretenca me 180 vite burg për ish krerët e UÇK, Berisha: Haga duhet t’u japë pafajësinë, mbrojtën mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb

Gjatë fjalës së mbajtur në protestën kombëtare, lideri i opozitës u shpreh se në gjykatë duhet të jetë Rama e Vuçiç.

10 Shkurt 2026, 18:47 Nga E.d
"Në gjykatë duhet të jetë Rama e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati dënoi ashpër pretencën e prokurorisë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë fjalës së mbajtur në protestën kombëtare, lideri i opozitës u shpreh se në gjykatë duhet të jetë Rama e Vuçiç.

Berisha tha se Haga duhet t’u japë pafajësinë, mbrojtën mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb. Berisha tha se Edi Rama që ka përzënë 1 milionë shqiptarë.

“Dje në Hagë prokuroria paraqiti një pretencë kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës, identike me pamfletet e propagandës së verbër ultranacionaliste serbe. Në emër tuaj, i shprehim besimi e plotë gjykatësve, u bëj thirrje të vlerësojnë gjithçka mbi bazën e ligjit de të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me heroizëm me guxim mbrotën dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb.

Zotërinj gjykatës, Ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe sot faqezinjtë më të mëdhenj të tyre, Vuçiç në Beograd që nuk njeh gjenocidin serb në Bosnje, i dyti argati i tij Edi Rama që ka përzënë 1 milionë shqiptarë, i cili dënohet për krime kundër njerëzimit në përputhje me Konventën e OKB. Ndaj edhe zotërinj gjykatës përdor drejtësinë, duhet që këto dy monstra të ulen në Hagë para jush dhe jo luftëtarët e drejtësisë,” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd protesta

Sondazh

Poll