10 Shkurt 2026, 18:48
Nga E.d

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se edhe grushti i dytë që po përgatit Rama, do të dështojë. Gjatë fjalës së mbajtur në protestën kombëtare, lideri i opozitës u shpreh se revolta e qytetarëve është sot zëri i ndërgjegjes qytetare, zëri i dinjitetit qytetar, zëri i ndërgjegjes kombëtare dhe zëri i dinjitetit kombëtar.
Sipas tij, shkurti është muaji ku PD do të çliroj Shqipërinë. Ai tha se ka ardhur koha që Edi Rama, i cili sipas tij tentoi grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk heq dorë nga grushti i shtetit, të shpallet armiku më i rrezikshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Sali Berisha: Dhe për këtë, keni falënderimet dhe mirënjohjen time më të thellë. Revolta juaj në protestën e kaluar dha një sinjal të qartë brenda dhe jashtë vendit se ne nuk do të tolerojmë kurrë grushtin e shtetit për të mbrojtur vjedhjet e Edi Ramës dhe Lubisë së tij. Dhe ja ku jemi këtu, përcilljani atij hajduti dhe mos e mbroni atë. Ja ku jemi këtu Edi Rama, edhe grushtin e dytë që po përgatit, do të dështojë. Dhe, shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin, shkurti është muaji kur ne do çlirojmë Shqipërinë.
Po të mos ishit ju, viganë, që me guximin tuaj morët në dorë gazin dhe helmin dhe ua flakët mbrapsht hajdutëve, po të mos ishte juaj që me revoltën tuaj shpëtuat nderin dhe dinjitetin e çdo shqiptari, po të mos ishit ju që me trimërinë tuaj u bëtë lajm kryesor në Europë dhe në botë, po të mos ishit ju që rezistuat përballët helmit të skaduar dhe u përballët dhëmb për dhëmb me regjimin, absolutisht Edi Rama do ia kishte dalë me grushtin e shtetit.
Por ky grusht shteti dështoi sepse siç e patë, e denoncuam atë edhe në kancelaritë më të larta të Europës, kur puthadorët e regjimit shpërndanin lajmet e rreme se gjasme Berishës iu ndërpre fjala në Strasburg. Në fakt, unë po bëja detyrën time para jush, po denoncoja me forcën më të madhe në aulën e demokracisë evropiane, Edi Ramën si kryehajduti i kombit shqiptar, Ramaduron si ndërtuesin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Kjo pra, miqtë e mi, është opozita e vërtetë.
Revolta juaj është sot zëri i ndërgjegjes qytetare, zëri i dinjitetit qytetar, zëri i ndërgjegjes kombëtare, zëri i dinjitetit kombëtar. Zoti u bekoftë ju, familjet tuaja dhe shqiptarët kudo që janë. Miq, mund të thonë shumë gjëra kundër nesh. Mund të na sulmojnë ditë e natë me banalistë dhe televizionet e qeverisë. Por e vërteta është se ne, opozita e vërtetë, me revoltën tonë, parandaluam grushtin e shtetit më të rrezikshëm në historinë e Shqipërisë. Mirëpo, fituam një betejë. Fituam një betejë shumë të rëndësishme, por nuk kemi fituar ende luftën.
Edi Rama, siç e patë, i ka shpallur luftë drejtësisë, ai deklaroi se në fazën tjetër të grushtit të shtetit, nuk do përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe, nëse ne duam të çojmë në fund këtë betejë, nëse ne duam vërtet të shpëtojmë Shqipërinë, ka ardhur koha që Edi Ramën që tentoi grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk heq dorë nga grushti i shtetit, ta shpallim armikun jo vetëm më të pamëshirë, por edhe më të rrezikshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Edi Rama është armiku më i rrezikshëm i Shqipërisë jo vetëm prej ngjarjeve të fundit. Çdo shifër, çdo zhvillim i këtyre 13 viteve flet për një rrënim të Shqipërisë, me autor kryesor Edvin Ramën, Pashiqin shqipfolës për shqiptarët./Dosja.al
sali berisha edi rama protesta
Politike
10 Shkurt 2026, 18:47
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati dënoi ashpër pretencën e prokurorisë kundër ish-krerëve të Ushtrisë &C...
Politike
10 Shkurt 2026, 18:38
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha para protestuesve të mbledhur para ambienteve të Kryeministrisë se ...
Politike
10 Shkurt 2026, 18:35
E.d
Jonathan Pano
TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, pjesë e grupit të PD, Xh...
Politike
10 Shkurt 2026, 18:22
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokrataike, Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët janë mbledhur në momentin më...
Politike
10 Shkurt 2026, 18:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja, tha se historia na ka mësuar se mafia zgjidh probleme me mafie. Gjatë fjalë...
Politike
10 Shkurt 2026, 18:11
E.d
TIRANË- Kryetari i grupit të Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, duke folur n&e...
Politike
10 Shkurt 2026, 18:07
E.d
Desada Xhetani
TIRANË- Desada Xhetani, nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), ka folur në protestën ...
Politike
10 Shkurt 2026, 18:01
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sa...
Politike
10 Shkurt 2026, 17:52
E.d
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës dhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj deklaroi se korrupsioni ...
Politike
10 Shkurt 2026, 17:45
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një qytetar është paraqitur në protestën e tretë kombëtare të opozitës me plis n&e...