Politike

Protesta kombëtare e PD-së, Balliu: Integrimi europian nuk mund të merret peng për të mbrojtur...

Balliu theksoi, se protesta synon të përcjellë mesazhin se qytetarët nuk do të pranojnë, sipas tij, kapjen e shtetit dhe pengmarrjen e proceseve integruese për interesa personale apo politike.

10 Shkurt 2026, 17:02 Nga E. D
Protesta kombëtare e PD-së, Balliu: Integrimi europian nuk mund
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka dhënë një deklaratë të shkurtër pr mediat pak para nisjes së protestës. Balliu theksoi, se protesta synon të përcjellë mesazhin se qytetarët nuk do të pranojnë, sipas tij, kapjen e shtetit dhe pengmarrjen e proceseve integruese për interesa personale apo politike.

“Sot e gjithë qeveria është e angazhuar në mbrojtje të Belinda Ballukut, sepse në atë dosje është edhe vetë Edi Rama. Shqipëria nuk mund të merret peng dhe integrimi i Shqipërisë në Europë nuk mund të sakrifikohet vetëm për të mbrojtur Belinda Ballukun,” u shpreh Balliu./Dosja.al

klevis balliu partia demokratike protesta kombetare e pd-se

Sondazh

Poll