Politike

"Sot është dita për të tronditur nga themelet Narkoregjimin"/ Blushi thirrje qytetarëve: Të gjithë në Bulevardin para Kryeministrisë, durimi ka marrë fund...

Blushi shtoi më tej se sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar.

10 Shkurt 2026, 15:16 Nga E. D

"Sot është dita për të tronditur nga themelet

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës kombëtare të PD-së, e cila do të mbahet  sot para Kryeministrisë, në orën 17:00. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi u shpreh se është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin.

Blushi shtoi më tej se sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar.

Postimi i Tedi Blushit: 

Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin. Sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund, frika ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar. Sot, në ora 17:00, zëri i gjithë Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë.

Të gjithë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, po u vjedh taksat qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve. Sot është dita për të qenë aty! Sot është dita për të mos munguar! Sot është dita për të tronditur nga themelet Narkoregjimin! Ora 17:00 Përpara Kryeministrisë./Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Poll