Politike

“Mirë se erdhe në atdhe, babë”/ Gjykata Speciale e Hagës liron ish-luftëtarin e UÇK-së, Haxhi Shala

Në lidhje me këtë ngjarje ka regauar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

10 Shkurt 2026, 14:31 Nga E.d
“Mirë se erdhe në atdhe, babë”/ Gjykata Speciale e
Foto ilustruse

KOSOVA- Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është liruar ditën e sotme nga Gjykata Speciale. Lajmin për lirimin e tij është bërë i ditur nga djali i tij, Flakron Shala. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shala ka shkruar  “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi, ata i urojnë mirëseradhjen ish-luftëtarit, Haxhi Shala.

“Mirë se vjen, bashkëluftëtar! Të urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë pranë familjes dhe njerëzve të tu”, shkruan OVL e UÇK-së.

Haxhi Shala është dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Kjo pasi ai akuzohej për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë./Dosja.al

kosova haxhi shala uÇk

Sondazh

Poll