Aktualitet

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani/ Reagon policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Ata bëjnë me dije se automjeti me të cilin u larguan dy dhunuesit e dyshuar është identifikuar. 

8 Shkurt 2026, 15:04 Nga D.S
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani/ Reagon policia: Është identifikuar
Spitali i Vlorës

VLORË-  Policia e Vlorës ka reaguar ndaj dhunës së avokatit të ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani. Ata bëjnë me dije se automjeti me të cilin u larguan dy dhunuesit e dyshuar është identifikuar. 

Gjithashtu në njoftim thuhet se, ngjarja dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, ku më pas dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht avokatin Çakrani i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

"Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar. Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve."/Dosja.al

 

 

kujtim cakrani avokati i ilit metes dhuna ndaj avokatit kujtim cakran

Sondazh

Poll