Aktualitet

EMRI/ Vëllai denoncon zhdukjen prej dy ditësh të 65-vjeçarit! Nisin kërkimet, dëshmia: Doli për të ruajtur bagëtitë, por…

Bëhet fjalë për Ylli Dine nga fshati Mezhgoran i cili, sipas familjarëve të tij, ka qenë duke ruajtur bagëtitë, por më pas kanë humbur kontaktet me të.

4 Shkurt 2026, 14:20 Nga D.S
EMRI/ Vëllai denoncon zhdukjen prej dy ditësh të
Drejtoria Vendore e Policisë në Tepelenë

TEPELENË- Një 65-vjeçar nga Tepelena rezulton i humbur prej dy ditësh, kurse familja e tij ka kërkuar ndihmën e Policisë për kërkimet dhe gjetjen e të afërmit. Bëhet fjalë për Ylli Dine nga fshati Mezhgoran i cili, sipas familjarëve të tij, ka qenë duke ruajtur bagëtitë, por më pas kanë humbur kontaktet me të.

Dyshohet se Dine mund të ketë pësuar ndonjë problem shëndetësor ose mund të jetë marrë nga rrjedha e lumit në zonë. Policia bëri me dije se po vijon kërkimet në terren, për të zbuluar 65-vjeçarin.

“Më datë 3 shkurt 2026, në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka kallëzuar shtetasi A. D., banues në fshatin Mezhgoran, i cili ka deklaruar se po atë ditë është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi Ylli Dine, 65 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar/Dosja.al

ylli dine tepelene vëllai denoncon zhdukjen prej dy ditësh të 65-vjeçarit!

Sondazh

Poll