Aktualitet

Dita e tretë e protestës në Velipojë, banorët: Do bllokojmë rrugët, neser në 11 jemi në SPAK

Banorët duke folur për mediat, kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës me bllokim të rrugëve dhe një protestë para dyerve të SPAK.

4 Shkurt 2026, 10:54 Nga I.A
Dita e tretë e protestës në Velipojë, banorët: Do
Protesta

VELIPOJË- Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë vijuar protestën e tyre kundër ndërtimit të resortit turistik. Banorët duke folur për mediat, kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës me bllokim të rrugëve dhe një protestë para dyerve të SPAK.

“Do ta presin popullin e Rrjollit nga ora 11:00 te dera,” u shpreh protestuesi. 

Një nga banorët në protestë deklaroi se kundërshtimet do të jenë të pandalshme derisa të zgjidhet çështja e pronave. Sipas tij, projekti kërcënon rreth 80 banesa. Duke theksuar se kanë dokumente ligjore dhe vendime gjyqësore për pronat e tyre, banorët i bënë thirrje edhe kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, që të interesohet për hallin e tyre.

“Ne nuk jemi popull Izrael që kemi ardhur të zëmë tokat e kurrkujt. Ne jemi popull që i kemi me letra,” deklaroi ai./Dosja.al

baks-rrjoll

Sondazh

Poll