Aktualitet

Shtyhet gara për zgjedhjen e kreut të ri të Gardës së Republikës/ Asnjë nga 8 kandidatët nuk shpallet fitues

Nga tetë kandidatë në garë, asnjë prej tyre nuk është vlerësuar si fitues.

4 Shkurt 2026, 11:42 Nga D.S
Shtyhet gara për zgjedhjen e kreut të ri të Gardës së
Garda e Republikës së Shqipërisë

TIRANË- Shtyhet gara për të zgjedhur kreun e ri të Gardës së Republikës. Asnjëri nga tetë kandidatë në garë, nuk është vlerësuar si fitues. Nga njoftimi i Gardës së Republikës mësohet se, ku proces është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, i cili garanton respektimin e parimeve të ligjshmërisë dhe mundësive të barabarta. 

“Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 05.06.2024, ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese.  Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar” shkruhej në njoftim./Dosja.al

garda e republikes shtyhet gara për të zgjedhur kreun e ri të gardës së republikës

Sondazh

Poll