Aktualitet

Akuzohej në Itali si pjesë e një organizate që trafikonte lëndë narkotike/ Interpol Tirana arreston 35-vjeçarin

Sipas njoftimit të policisë, A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

4 Shkurt 2026, 10:49 Nga D.S
Akuzohej në Itali si pjesë e një organizate që trafikonte
Interpol

TIRANË- Intepol Tirana ka arrestuar një 35-vjeçari pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafikim narkotikësh. Sipas njoftimit të policisë, A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

 “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të efektivët e seksionit për hetimin e narkotikëve, lokalizuan vendndodhjen e 35-vjeçarit. Uniformat blu bëjnë me dije se, Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e tij në Itali.

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perugia”. Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 35-vjeçari.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin: -A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali."/Dosja.al

interpol tirana iterpol roma akuzohej në itali si pjesë e një organizate që trafikonte lënde narkotike

Sondazh

Poll