Aktualitet

Nuk respektoi ligjin për kontrollet në 4 kompani/ Si Agjencia Kombëtare e Mjedisit i hapi rrugën transportimit dhe kontrabandimit të mbetjeve

Bëhet me dije se Prokuroria e Durrësit ka zbuluar shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre nga drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe inspektorë të saj pasi nuk ka ushtruar kontrolle sipas ligjit. 

3 Shkurt 2026, 21:04 Nga E. D
Nuk respektoi ligjin për kontrollet në 4 kompani/ Si Agjencia
foto ilustuese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore lidhur me mbetjet e rrezikshme. Bëhet me dije se Prokuroria e Durrësit ka zbuluar shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre nga drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe inspektorë të saj pasi nuk ka ushtruar kontrolle sipas ligjit. 

Sipas hetimeve, rezulton se AKM nuk ka kryer inspektime në përputhje me ligjin, duke i hapur rrugën grumbullimit, transportimit dhe kontrabandimit të mbetjeve të rrezikshme të kodit 10 02 07. Gjithashtu në dosje thuhet se AKM nuk ka kryer inspektime periodike tematike, por vetëm inspektime vjetore të përgjithshme, në të cilat gjithashtu evidentohen shkelje mbi rezultatet e inspektimit. 

Sipas Prokurorisë, AKM është gjithashtu përgjegjëse se nuk ka monitoruar cilësinë e vetëmonitorimeve të kompanive private, të cilat i kanë kryer ato fiktivisht dhe në shkelje të detyrimeve të diktuara nga ligji. Gjithashtu sipas prokurorisë, bazuar në proceverbali e datës 29.08.2024 AKM ka evidentuar shkelje dhe e ka gjobitur./Dosja.al

 

Sondazh

Poll