Politike

Rama akuzon gjyqtarët: Keni vajtur në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë

Në një video live në Facebook, Rama vijoi të hidhte akuza ndaj gjyqtarëve duke shtuar se ata iu drejtuan GJK për tu rritur pagën pasi Vettingu i cilësoi si të padenjë për sistemin e ri të drejtësisë.

4 Shkurt 2026, 09:04 Nga D.S
Rama akuzon gjyqtarët: Keni vajtur në GJK për të rritur
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Shoqatën e Gjyqtarëve në vend duke thënë se kanë shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të kërkuar rritje page edhe për ata që ishin korruptuesit e sistemit të drejtësisë. Në një video live në Facebook, Rama vijoi të hidhte akuza ndaj gjyqtarëve duke shtuar se ata iu drejtuan GJK për tu rritur pagën pasi Vettingu i cilësoi si të padenjë për sistemin e ri të drejtësisë.

Rama kritikoi Shoqatën e Gjyqtarëve duke theksuar se kjo shumicë i ka dhënë pavarësinë drejtësisë, duke i kërkuar që detyrën ta ushtrojnë me dinjitet.

“Ju keni shkuar në GJK për tju rritur pagën atyre që i hoqi Vettingu sepse nuk ishin të denjë për sistemin e ri të drejtësisë. Ju keni shkuar në GJK për ti kërkuar taksapaguesve shqiptarë, që të paguajnë paga më të larta se të tjerëve për gjykatës dhe prokurorë që vettingu i hoqi sepse kishin pasuri të pajustifikuara. Ju keni vajtur në GJK për tu thënë taksapaguesve shqiptarë se edhe ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë meritonin rritje pagash njësoj si ata që e kaluan vettingun.

Si mund ta fusni këtë në radhën e pretendimeve që keni nga kjo qeveri e poshtër që ka bërë një reformë historike dhe që ka bërë atë që kolegët tuaj nga 2012 derisa u bë kjo reformë e kanë ëndërruar por nuk e kanë prekur dot. I ka dhënë pavarësinë, që ju sot duhet të bëni cdo gjë që ta ushtroni me dinjitet, ta ktheni në të mirë të madhe të popullit shqiptar”, tha Rama./Dosja.al

edi rama shoqata e gjyqtareve rritja e pagave te gjyqtareve

Sondazh

Poll