Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Nikël–Larushkë me pasojë vdekjen, arrestohet punonjësi i policisë

Kjo pasi ai ka aksidentuar një grua, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. 

2 Shkurt 2026, 15:08 Nga E.d
 
Aksident rrugor në aksin Nikël–Larushkë me pasojë
Foto ilustruse

FUSHË KRUJË- AMP ka arrestuar ditën e sotme punonjësin e policisë me detyrë Trupë shërbimi. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Kjo pasi ai ka aksidentuar një grua, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në aksin Nikël–Larushkë, ku drejtues i mjetit ishte vetë efektivi. 

Njoftimi i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 05:45, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël - Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetësja N. Ç.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected]. Për ankesa me Ëhatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”./Dosja.al

amp nikël–larushkë punonjësi i policisë

Sondazh

Poll