Aktualitet

I dyshuar për disa vjedhje banesash, arrestohet 25-vjeçari nga Saranda

Sipas hetimeve, i riu dyshohet se kishte tentuar të vidhte edhe në dy banesa të tjera në fshatin Blerimaj.

2 Shkurt 2026, 14:59 Nga E.d
I dyshuar për disa vjedhje banesash, arrestohet 25-vjeçari nga
Foto ilustruse

KAVAJA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar nga Saranda. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi vidhte banesa të ndryshme. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se kishte tentuar të vidhte edhe në dy banesa të tjera në fshatin Blerimaj.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi disa aksesorë të vjedhur, përkatësisht pesë orë dhe tre unaza. Policia po heton më shumë mbi rastin.


Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë finalizuar operacionin e koduar “Houses”, në kuadër të hetimeve për vjedhje në banesa. Shtetasi G. D., 25 vjeç, banues në Sarandë dhe i dënuar më parë për të njëjtin krim, u kap dje pas kryerjes së një vjedhjeje në një banesë në lagjen nr. 2. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se kishte tentuar të vidhte edhe në dy banesa të tjera në fshatin Blerimaj.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi disa aksesorë të vjedhur, përkatësisht pesë orë dhe tre unaza. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa hetimet për të zbardhur çdo vjedhje tjetër që mund të ketë kryer i riu vijojnë./Dosja.al

vjedhje banesash 25-vjeçari saranda

Sondazh

Poll