Aktualitet

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

31 Janar 2026, 07:25 Nga E. D
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për
Foto Ilustruese

TIRANË- Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe karakter lokal, kryesisht përgjatë zonave malore. Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, ndërsa në orët e mbrëmjes do të kthehet nga verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të forcës 1–2 ballë./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll