Aktualitet

EMRAT+FOTOT/ Përplasën për vdekje kirurgun 63-vjeçar, dy shqiptarë dalin para Gjykatës britanike

Sot në Gjykatën e Kurorës Maidstone, Albert Matraxhiu, mohoi të ketë shkaktuar vdekjen e Wallace për shkak të drejtimit të rrezikshëm të mjetit.

30 Janar 2026, 21:11 Nga D.S
EMRAT+FOTOT/ Përplasën për vdekje kirurgun 63-vjeçar, dy
Kirurgu dentar Tom Wallace

BRITANI E MADHE- Një shqiptar do të përballet me gjyqin pasi mohoi vrasjen e një 63-vjeçari në Britaninë e Madhe, teksa po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Sot në Gjykatën e Kurorës Maidstone, Albert Matraxhiu, mohoi të ketë shkaktuar vdekjen e Wallace për shkak të drejtimit të rrezikshëm të mjetit.

EMRAT+FOTOT/ Përplasën për vdekje kirurgun 63-vjeçar, dy
Albert Matraxhiut

Sipas mediave britanike, gjykatësi Julian Smith e pranoi këtë duke e shtyre seancën e radhë për më 13 korrik, me akuzën e drejtimit të rrezikshëm të automjetit. Matraxhi pranoi akuzën e ngritur ndaj tij, dhe i bashkëpandehuri Erald Paci, 29 vjeç, pranoi të njëjtën akuzë.

EMRAT+FOTOT/ Përplasën për vdekje kirurgun 63-vjeçar, dy
Erald Paci

Gjykata dëgjoi se si të dy shqiptarët, e braktisën makinën pasi ajo goditi kirurgun Wallace, si dhe i morën targat. Gjykatësi Smith tha, “Këta të dy bënë çmos për t’i shpëtuar përgjegjësisë dhe detyrimeve. Ju vendosët të pengoni dhe të prishni hetimet, dhe do të ndëshkoheni." Dy shqiptarët janë lënë në paraburgim deri në përfundim të gjyqit. 

Kirurgu dentar Tom Wallace, baba i tre fëmijëve, i cili punoi në Medway Towns gjithë jetën e tij si kirurg, u përplas nga një makinë Mercedes pranë kryqëzimit të Gads Hill dhe Waterside Lane. Ai ndërroi jetë në një autostradë në Gillingham rreth orës 12:10 të pasdites më 29 dhjetor. Një postier dhe një banor aty pranë nxituan për ta ndihmuar, dhe një ekip ambulance mbërriti për ta trajtuar, por ai u shpall më vonë i vdekur në vendngjarje./Dosja.al 

 

 

albert matraxhiu kirurgu dentar tom wallace përplasën për vdekje kirurgun britanik 63-vjeçar erald paci

Sondazh

Poll