Aktualitet

Operacion antidrogë në Athinë/ Policia sekuestron 6 kg kanabis dhe 20 mijë euro, në pranga dy shqiptarë dhe dy grekë

Sipas mediave greke, katër anëtarë të organizatës janë arrestuar, ndërsa gjatë hetimeve u sekuestruan kanabis me një peshë prej 6 kilogramësh, 20,000 euro dhe telefona celularë.

30 Janar 2026, 17:03 Nga D.S
Operacion antidrogë në Athinë/ Policia sekuestron 6 kg kanabis
Foto Ilustruese

GREQI- Një operacion antidroge ka goditur një rrjet të trafikut të narkotikëve në kryeqytetin e Greqisë. Sipas mediave greke, katër anëtarë të organizatës janë arrestuar, ndërsa gjatë hetimeve u sekuestruan kanabis me një peshë prej 6 kilogramësh, 20,000 euro dhe telefona celularë.

Mësohet se mes të arrestuarve janë dy shqiptarë dhe dy grekë. Sipas informacioneve, anëtarët e organizatës nuk banonin brenda qendrave studentore por dyshohet se trafikonin drogë brenda Kampusit Universitar. /Dosja.al 

operacion antridroge ne athine athine ne pranga dy shqiptare ne athine

Sondazh

Poll