Gjerkmarkaj: Më 24 janar hodhët gaz helmues, por nuk e mposhtët vullnetin e qytetarëve
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj u shpreh se me gazi helmues i hedhur me 24 janar nuk e mpos...
Nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka hartuar projektvendimin për indeksimin e pagave të punonjësve për pushtetin vendor.

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë vlerëson pozitivisht projektvendimin për indeksimin e pagave të administratës të pushtetit vendor, por rekomandon që 50% e kostos financiare që do të rrjedhë për politikën e rritjes së pagave të mbulohet nga buxheti i shtetit.
Nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka hartuar projektvendimin për indeksimin e pagave të punonjësve për pushtetin vendor. Projektvendimi llogarit një efekt prej 143 mln lekë në muaj për rritjen e pagës minimale dhe për punonjësit mbështetës.
Sipas projektvendimit ky efekt, për vitin 2026, do të përballohet nga transferta e akorduar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, miratuar në ligjin 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Në reagimin Institutit të Bashkive të Shqipërisë theksohet se bashkitë janë të papërgatitura financiarisht për zbatimin e këtij vendimi.
“Instituti vëren se këto ndryshime i gjejnë bashkitë të papërgatitura në kuadër të buxheteve afatmesme dhe përballë nevojave të larta financiare për garantimin e shërbimeve publike dhe realizimin e investimeve vendore. Në këtë kuadër, Instituti u bën thirrje bashkive të kryejnë llogaritjet përkatëse financiare dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e menjëhershëm të vendimit.
Njëkohësisht, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë rekomandon që Qeveria Shqiptare të shqyrtojë mbulimin e të paktën 50% të kostos financiare që rrjedh nga indeksimi i pagave, përmes transfertave shtesë ose mekanizmave të posaçëm mbështetës. “Një qasje e tillë do të siguronte zbatim të njëtrajtshëm të vendimit në të gjitha bashkitë, do të mbronte qëndrueshmërinë financiare vendore dhe do të shmangte ndikimin negativ në cilësinë e shërbimeve dhe investimeve publike.
Instituti mbetet i angazhuar të mbështesë bashkitë dhe institucionet qendrore përmes dialogut, asistencës teknike dhe advokimit institucional, me qëllim që rritja e pagës minimale të shndërrohet në një përfitim real dhe të qëndrueshëm për punonjësit dhe për komunitetet vendore”, thuhet në reagim./Monitor.al
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj u shpreh se me gazi helmues i hedhur me 24 janar nuk e mpos...
Vangjel Dule TIRANË- Deputeti i PD Vangjel Dule, e ka cilësuar fjalimin e Ministres së Brendshme si të papranueshëm dhe duke ...
Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar gjatë një aksioni më 27 janar, nën dyshimet për vep...
Diella SHBA- Media amerikane New York Times ka bërë një artikull në lidhje me korrupsionin masiv në Shqipëri dhe ne...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Grupit Parlament të PS-së është përblasur me Bardhin në Kuvend. Gjatë fjalës s&e...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzoi ministren e Brendshme Albana Koçiu duke u shprehur se mbroj...
TIRANË- Dy deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Erion Braçe, kanë debatuar ditën e sotme në Kuvendin e S...
Belinda Balluku dhe Edi Rama TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kërkuar më shumë kohë në lidhje më kërkesën e...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka treguar sipas tij arsyet e mbylljes së hipotekës s&...
Ted Blush TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu duke thën&e...