27 Janar 2026, 14:05
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlament të PS-së është përblasur me Bardhin në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se Policia e Shtetit meriton respekt. Ai tha se PD duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve. Balla iu drejtua Bardhit duke i thënë se ka firmosur kallëzim penal për nënkryetarin e grupit.
Taulant Balla: Sa i përket Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit meriton respekt. Për detyrën që ka bërë për të mbrojtur institucionet. Thirrja ime për ju deputetët e Partisë Demokratike është të mbështesni punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, ata që që kryejnë detyrën me ndershmëri. Këta lapangjozët...
Gazment Bardhi: Lapangjoz je ti!
Taulant Balla: Duhet të përballen me drejtësinë. Nuk ka as parti politike që i merr në mbrojtje sepse zotrote dhe kushdo tjetër që i ushqen me para për të goditur institucionet, duhet të mbash përgjegjësi. Kjo parti politike duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve bashkë me një matuf, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj inspirimi.
Lëri këto dëngla ti se bën si qesharak këtu, ti ke bërë kallëzimin për këta 18 që përmenda unë sikurse ke bërë kallëzimin për Belind Këlliçin, Edmond Spahon për kongresin madhështor të dhjetorit 2021. Unë jam ai që jam dhe e kam për nder, kurse ti duhet të mbash përgjegjësi sepse njerëzit mbajnë përgjegjësi për fytyrën e vet dhe gjithçka firmosin. Kryetar grupi që ka firmosur kallëzim penal për nënkryetarin./Dosja.al
taulant balla ps gazmend bardhi
Politike
27 Janar 2026, 14:04
D.S
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzoi ministren e Brendshme Albana Koçiu duke u shprehur se mbroj...
Politike
27 Janar 2026, 13:41
D.S
TIRANË- Dy deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Erion Braçe, kanë debatuar ditën e sotme në Kuvendin e S...
Politike
27 Janar 2026, 13:39
I.A
Belinda Balluku dhe Edi Rama
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kërkuar më shumë kohë në lidhje më kërkesën e...
Politike
27 Janar 2026, 13:33
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka treguar sipas tij arsyet e mbylljes së hipotekës s&...
Politike
27 Janar 2026, 13:24
D.S
Ted Blush
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu duke thën&e...
Politike
27 Janar 2026, 13:05
D.S
Jozefina Topalli
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli akuzoi qeverinë duke u shprehur se ndërkohë q&eum...
Politike
27 Janar 2026, 13:03
I.A
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu komentoi akuzat e deputetëve se policia ka ushtruar dhunë ndaj p...
Politike
27 Janar 2026, 12:57
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqiti situatën në Shqipëri, si një rrezik serioz p&eu...
Politike
27 Janar 2026, 12:39
I.A
Erion Braçe dhe Taulant Balla
TIRANË- Një përplasje ka ndodhur në Kuvend ditën e sotme në grupin socialist. Gjat&...
Politike
27 Janar 2026, 11:31
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato ka deklaruar se forcimi i sundimit të li...