Aktualitet

FOTO/ Prej 10 vitesh dyshohet se fshihej në Tiranë! 52-vjeçari i arrestuar për tre ekzekutime: Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shtetas kosovar

Sherifi përdorte identitetin e një shtetasi kosovar. 

27 Janar 2026, 12:14 Nga D.S

FOTO/ Prej 10 vitesh dyshohet se fshihej në Tiranë! 52-vjeçari

Besim Sherifi

TIRANË- Besim Sherifi u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka kryer tre vrasje në Maqedoninë e Veriut dhe se se fshihej në Tiranë prej dhjetë vitesh. Sherifi përdorte identitetin e një shtetasi kosovar.  Forcat Operacionale kishin marrë informacion në rrugë operative se një person i dyshuar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë.

Pas identifikimit nga autoritetet shqipëtare, autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe kanë vërtetuar se 52 vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar. Nga ana tjetër, i dyshuari ka mohuar akuzat duke u shprehur se, “nuk jam un personi që kërkoni. Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shtetas kosovar”. Si rezultat i shenjave të gishtërinjve u  zbulua se personi në fjalë ishte Besim Sherifi.

Për çfarë akuzohet?

Ngjarja për të cilën ai akuzohet, ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë  3 persona janë vrarë. Për të vrasësin e dyshuar,  gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqedoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm./Dosja.al 

besim sherifi 52-vjeçari i arrestuar për tre ekzekutime prej 10 vitesh dyshohet se fshihej në tiranë

Sondazh

Poll