Aktualitet

Humbi jetën në aksidentin në Gramsh, Urdhri i Infermierit nxjerr foton e infermieres: Shërbeu me dinjitet

Me anë të një postimi bnë Facebook, Urdhri i Infermierit ka shprehur dhimbje dhe trishtim të thellë pas humbjes tragjike të infermieres Dëshira Hoxha.

27 Janar 2026, 11:51 Nga I.A
Humbi jetën në aksidentin në Gramsh, Urdhri i Infermierit nxjerr
Dëshira Hoxha

TIRANË- Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së koleges së tyre, infermieres Dëshira Hoxha në aksidentin tragjik të Gramshit ditën e djeshme. Me anë të një postimi bnë Facebook, Urdhri i Infermierit ka shprehur dhimbje dhe trishtim të thellë pas humbjes tragjike të infermieres Dëshira Hoxha.

Urdhëri e përshkroi Hoxhën si një profesioniste të përkushtuar, nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorte e dashur, e cila për pesë vite shërbeu me dinjitet dhe përgjegjësi ndaj komunitetit të fshatit Kabash, në Bashkinë Gramsh. 

Postimi i Plotë:

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh dhimbjen dhe trishtimin e thellë për humbjen e parakohshme të jetës së infermieres Dëshira Hoxha, e cila u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik. Një profesioniste e përkushtuar, bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve, Deshira shërbeu për 5 vite me radhë me dinjitet, përkushtim dhe humanizëm ndaj komunitetit të fshatit Kabash, në Bashkinë Gramsh, duke lënë pas një shembull fisnik të misionit infermieror. Në këto çaste të dhimbshme, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët. Kujtimi i saj do të mbetet i gjallë dhe i paharruar.

dëshira hoxha

Sondazh

Poll