Sport

Gafa Wayne Rooney, shkoi me pizhama në ndeshjen e djalit të tij në Old Trafford!...

Wayne Rooney ka zbuluar se si përfundoi duke parë ndeshjen e parë të djalit të tij, Kai, në Old Trafford me pizhame.

27 Janar 2026, 11:00 Nga DOSJA

Gafa Wayne Rooney, shkoi me pizhama në ndeshjen e djalit të tij

ANGLI - Heroi i Manchester United dhe i Anglisë pati një problem të tmerrshëm me veshjet e tij, ndërsa u kthye në stadiumin e tij të vjetër për të parë debutimin e djaslit të tij Kai në stadiumin me kapacitet mbi 74.000 vende.

Prindërit krenarë, Wayne dhe Coleen, ishin në tribuneë, ndërsa Man.United siguroi një vend në 1/8 e finales së Kupës FA për të Rinj.

Ata ishin ulur përkrah trajnerit të përkohshëm Michael Carrick dhe ndihmësit të përkohshëm Steve Holland.

Gafa Wayne Rooney, shkoi me pizhama në ndeshjen e djalit të tij

Kai - që luante dy vjet mbi grupmoshën e tij - u prezantua për një paraqitje të shkurtër në kohën shtesë për të provuar për herë të parë fushën ikonike.

Ai u shoqërua nga thirrjet e njohura “Rooney, Rooney” që jehonin në Teatrin e Ëndrrave vite më parë nga tifozët e pranishëm në përballjet me Derbyn.

Wayne, 40 vjeç, u rrethua nga tifozët para ndeshjes, ndërsa përpjekjet e tij për t'u fshehur dështuan, siç pritej. Dhe tani, pasi zbuloi dështimin e tij të madh në zgjedhjen e veshjeve, ai do të jetë i lumtur që të paktën kjo nuk u vu re.

Duke folur nëpërmjet “The Wayne Rooney Show” në BBC, ai tregoi: “Isha në shtëpi, hyra në gardërobën time dhe zgjodha një tuta sportive. Mendova se ishin një nga ato tutat e mëdha. E provova dhe mendova 'është në të vërtetë mjaft e rehatshme'.

"Vesha një pallto të madhe sipër dhe shkova në ndeshje. Nëse do të ishte një ndeshje e ekipit të parë, do të isha veshur pak më me zgjuarsi."

"Vetëm kur arrita në shtëpi, Coleen kërkoi më të shihte etiketën e veshjeve dhe në fakt më tha se unë kasha veshur një palë pizhame."

“Kështu shkova në ndeshje, pashë gabimisht ndeshjen e parë të djalit tim në Old Trafford me pizhame. Pata edhe një bisedë të plotë prej 10 minutash me Jason Wilcox, i veshur me pizhame..."

Gafa Wayne Rooney, shkoi me pizhama në ndeshjen e djalit të tij

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll