Sport

Erling Haaland, ylli i Cityt shkakton “rrëmujë” në një kafene të vogël norvegjeze…

Përbindëshi i GOAL-it, Erling Haaland, hëngri qofte në një kafene të vogël, duke shkaktuar një rrëmujë në të. Ata tani shesin 30 kg qofte në ditë.

27 Janar 2026, 10:30 Nga DOSJA

Erling Haaland, ylli i Cityt shkakton “rrëmujë” në

NORVEGJI - Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, 25 vjeç, hyri papritur një të dielë në një restorant të vogël në vendlindjen e tij, Norvegji.

Ai hëngri qofte në një kafene të vogël, duke shkaktuar një rrëmujë, ku tani ata shesin 30 kg në ditë.

Jette Bjorland, pronare e Kafé Jaerbuen, e cila drejtohet nga familja në Naerbo, thotë: “Porcionet tona janë të mëdha, por ai i mbaroi me lehtësi”.

Për habinë e tyre, sulmuesi 1.88 m i gjatë porositi dy porcione nga pjatat e tyre gjigante me qofte dhe i hëngri të gjitha.

Erling Haaland, ylli i Cityt shkakton “rrëmujë” në

"Ai është një njeri i madh që ka nevojë për shumë ushqim,"- tha pronarja e lokalit.

Pasi postuan lajmin për vaktin e tij të madh në internet, fansat norvegjezë u mblodhën te restoranti i vogël, duke kërkuar "Qoftet e Haaland".

Erling Haaland, ylli i Cityt shkakton “rrëmujë” në

Jette thotë: “Shitjet shpërthyen. Ne tani skuqnim 30 kilogramë qofte në ditë - ato thjesht fluturojnë nga dera. Tani qoftet kanë pothuajse markën e tyre."  

Haaland, i cili i pëlqen shumë ushqimet, vitin e kaluar lançoi kanalin e tij të ushqimit në YouTube. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll