Politike

Berisha: Ramaduro kaloi një natë plot makthe, sot shkruante ndaj të rinjve protestues, njësoj si diktatori i fundit komunist

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se PD do ta denoncojë hedhjen e gazit të skaduar lotsjellës mbi protestuesit, në institucionet ndërkombëtare, ashtu dhe brenda vendit.

25 Janar 2026, 12:52 Nga E.d
Berisha: Ramaduro kaloi një natë plot makthe, sot shkruante ndaj
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha tha sot se Rama kaloi një një natë plot makthe, pas protestës kombëtare të opozitës. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se PD do ta denoncojë hedhjen e gazit të skaduar lotsjellës mbi protestuesit, në institucionet ndërkombëtare, ashtu dhe brenda vendit. Lideri demokrat tha se të rinjtë që peotestuan janë nderi i kombit, krenaria e popullit dhe qytetarëve shqiptarë.

*Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, si do t'i përgjigjet Partia Demokratike gazit masiv lotsjellës që u hodh në protestë ashtu sikurse e cekët edhe ju pak më parë, me gaz të skaduar, pra tre vite të skaduar? A do të marrë Partia Demokratike veprime konkrete duke qenë se vetë ju deklaruat se ai mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin e qytetarëve?*

*Sali Berisha:* Do ta denoncojmë këtë akt si në institucionet ndërkombëtare, ashtu dhe brenda vendit. Është një shkelje flagrante, flagrante e konventave ndërkombëtare.
Por meqë jam këtu, do shtoj edhe dy fjalë. Edi Rama, Ramaduro, sot në mëngjes pas një nate plot makthe shkruante i vrenosur, i bërë zeher, i tmerruar, në përçartjen e tij në X, fliste për rrugaç lagjesh, për mercenarë, cilësonte të rinjtë guximtarë. Unë u them këtyre heronjve të vërtetë, se gjëja e parë që më erdhi ndërmend kur lexova ishte, ishin akuzat që diktatori i fundit komunist u bënte të rinjve të Tiranës kur i quante halabakë, rrugeçër në gjuhën e, në gjuhën që përdor sot Edi Rama.


Ndaj dhe i them kaq Edi Ramës, ata janë nderi i kombit, krenaria e popullit dhe qytetarëve shqiptarë dhe të garantoj se ata nuk e kanë për asgjë përballë një kryehajdut, një Ramaduro që mbrohet nga banda dhe krimi dhe fundi i tij i pashmangshëm, fundin e tij të pashmangshëm do ta firmosin të rinjtë dhe adoleshentët shqiptarë që ishin aq të shumtë, aq të shumtë dje në protestën që tronditi dheun./Dosja.al

sali berisha edi rama protesta

Sondazh

Poll