Sport

Kupa e Botës në ski/ Lara Colturi dështon, skualifikohet në zbritjen e parë në slalom…

Kjo do të thotë se Lara Colturi nuk do të mund të marrë pike, si për klasifikimin në disiplinën e slalomit, ashtu edhe atë të përgjithshpm për Kupën e Botës…

25 Janar 2026, 12:30 Nga DOSJA

Kupa e Botës në ski/ Lara Colturi dështon, skualifikohet në

AUSTRI - Lara Colturi nuk e ka mbyllur aspak mirë fundjavën në ndalesën e radhës së Kupës së Botës së skive alpine në Spindleruv Mlyn. Skiatorja kuqezi, u skualifikua që në zbritjen e parë në disiplinën e slalomit special, që u zhvillua mëngjesin e kësaj të diele.

Skiatorja 19-vjeçare që vinte në këtë garim, jo në formën më optimale fizike të saj, gjatë garimit të saj gaboi në interpretimin e pistës dhe kështu ajo nuk e çoi dot deri në fund performancën e saj duke u skualifikuar përfundimisht.

Kjo do të thotë se Lara Colturi nuk do të mund të marrë pikë si për klasifikimin në disiplinën e slalomit, ashtu edhe atë të përgjithshme me skiatoren 19-vjeçare që përpara garës së kësaj të diele pozicionohej në vendin e 6-të në slalom dhe të 10-tin në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll