Sport

Novak Djokovic bëhet tenisti i parë që arriti 400 fitore në Grand Slam... (video)

Tenisti serb arriti fitoren e tij të 400-të në Grand Slam në raundin e 3-të të Australian Open.

25 Janar 2026, 11:00 Nga DOSJA

Novak Djokovic bëhet tenisti i parë që arriti 400 fitore në

AUSTRALI - Novak Djokovic u bë tenisti i parë që arriti 400 fitore në Grand Slam disa orë më parë në Melbourne. 

Serbi eliminoi holandezin Botik van de Zandschulp me rezultatin 6-3, 6-4, 7-6(4) dhe u kualifikua në raundin e katërt të Australian Open, ku do të luajë ose kundër Jakub Mensik ose kundër Ethan Quinn.

Novak Djokovic tani ka 400 fitore në Grand Slam, i ndjekur nga Roger Federer me 369 dhe Rafael Nadal me 314. Nole, i cili po ndjek Grand Slam-in e tij të 25-të në Melbourne, ka 102 fitore në Australian Open, 101 në Roland Garros, 102 në Wimbledon dhe 95 në US Open. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll