Sport

Nuk ishte në fushë, megjithatë Granit Xhaka “konfliktohet” me tifozët e West Ham...

Debati ishte kaq i fortë sa ndeshja për pak çaste u ndërpre nga arbitri Thomas Bramall që foli me trajnerin e West Ham, Nuno Espirito. Por mesa duket Xhaka nuk e la aty debatin e ndezur dhe e vijoi atë edhe pas fërshëllimës së fundit të arbitrit.

25 Janar 2026, 09:00 Nga DOSJA

Nuk ishte në fushë, megjithatë Granit Xhaka

ANGLI - Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka nuk ishte në fushën e lojës në ndeshjen me West Ham për shkak të një dëmtimi në kavilje, megjithatë në një moment ai u bë protagonist i një debati me tifozët e Hammers që ishin pas pankinës në London Stadium.

Debati ishte kaq i fortë sa ndeshja për pak çaste u ndërpre nga arbitri Thomas Bramall që foli me trajnerin e West Ham, Nuno Espirito. Por mesa duket Xhaka nuk e la aty debatin e ndezur dhe e vijoi atë edhe pas fërshëllimës së fundit të arbitrit.

Telekamerat në fakt e pikasën 33-vjeçarin kosovar teksa po debatonte me një tifoz në momentin që skuadrat iu drejtuan tunelit që të çonte në dhomat e zhveshjes, përpara se të largohej nga një anëtari i stafit. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi këtë debat, por mesfushori dukej i irrituar

“Nuk e di me të vërtetë çfarë ndodhi, - tha trajneri i Sunderland, Regis Le Bris, - është gjithnjë një turp kur ndodhin gjëra të tilla, por nuk e di”.

Në videot që nisën të qarkullonin në rrjetet sociale dukeshin lojtarët e Sunderland që tregonin nga tifozët e Hammers që u ngritën duke provokuar Granit Xhakën. Punonjësit e sigurisë shkuan në drejtim të vendit ku u sinjalizuan debatet, por nuk ishte e qartë nëse tifozët u larguan nga vendi apo jo.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll