Politike

"I është bërë presion i jashtëzakonshëm, ndodhet në gjendje shoku"/ Denoncimi i PD: Një fëmijë 10 vjeçar është arrestuar nga policia (PAMJE NGA ARRESTIMI)

Në një komunikim për mediat nga jashtë ambienteve të komisariatit, Spahia u shpreh deri tani ka raportime se janë shoqëruar 23 persona.

24 Janar 2026, 21:54 Nga E. D

"I është bërë presion i jashtëzakonshëm,

TIRANË- Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka denoncuar se një fëmijë 10 vjeç është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariatin numër 1. Në një komunikim për mediat nga jashtë ambienteve të komisariatit, Spahia u shpreh deri tani ka raportime se janë shoqëruar 23 persona. Spahia gjithashtu deklaroi se fëmijës i është bërë presion i jashtëzakonshëm dhe se ai ndodhet në shok.

“Ky është një fëmijë 10 vjeç që gjendet i arrestuar në komisariatin nr 1 të Tiranës. Është arrestuar pa praninë e psikologut. Është dhunuar dhe i është bërë presion i jashtëzakonshëm, është në shok të vërtete psikologjik. Përveç atyre dhjetëra qytetarëve që janë ndaluar, është edhe ky fëmijë 10 vjeçar. Është një 10 vjecar i shoqërua nga policia në gjendje shoku psikologjik. Romeo Kore është fëmija. I njoftojmë prindërit që nëse janë të shqetësuar ta dinë që është në komisariatin numër 1”, tha Spahia./Dosja.al

 

bardh spahia

Sondazh

Poll