Politike

Denoncimi nga protesta/ Balliu: 300 policë i çanë kokën një zonje dhe morën zvarrë një fëmije

Balliu theksoi se ndaj protestuesve, që aktualisht ndodhen para parlamentit, po hidhet gaz lotsjellës jashtë çdo limiti të lejueshëm.

24 Janar 2026, 20:00 Nga E. D
Denoncimi nga protesta/ Balliu: 300 policë i çanë kokën
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar se një protestueseje i kanë çarë kokë dhe kanë përdorur gaz lotësjellës përtej çdo limiti. Balliu theksoi se 300 policë qëlluan dhe çanë kokën e një zonje ndërsa morën zvarrë dhe dhunuan një fëmijë.

Klevis Balliu: Një protestueseje i kanë çarë kokë, gaz lotësjellës përtej çdo limiti a thua se jemi në luftë, Dhuna shtetërore me urdhër të Ergys Agasit. Qytetarët janë të legjitimuar që të kundërpërgjigjen. 300 policë qëlluan dhe çanë kokën e një zonje ndërsa morën zvarrë dhe dhunuan një fëmijë./Dosja.al

 

klevis balliu

Sondazh

Poll