Politike

12 efektivë policie të plagosur/ PD: Mashtrime dhe të pabaza! Asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë

Partia Demokratike thekson se përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’.

24 Janar 2026, 21:27 Nga E. D
12 efektivë policie të plagosur/ PD: Mashtrime dhe të pabaza!
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate për mediat, duke përgënjeshtruar lajmet e dhëna nga zëdhënësit e policisë, se 12 efektivë po marrin ndihmë të parë. Në deklaratë PD sqaron se asnjë efektiv policie nuk ndodhet nëpër spitale duke marrë ndihmë mjekësore.

Partia Demokratike thekson se përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’.

Partia Demokratike thekson më tej se ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e policisë.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Partia Demokratike i konsideron mashtrime dhe të pabaza pretendimet e zëdhënësve të narkopolicisë se janë plagosur 12 efektivë policie. Sipas informacioneve tona të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë. Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’.

Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e policisë. Cdo tejkalim i ligjit do të merret shënim dhe çdo abuzues do të mbajë përgjegjësi të plota.

Partia Demokratike falenderon edhe njëherë të gjithë mbështetësit dhe protestuesit, dhe siguron të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se ata do të marrin çdo ndihmë ligjore dhe mbështetje. Ky është fillimi i fundit për narkoregjimin dhe narkopolicinë. Tërbimi i demonstruar sonte me përdorim gazrash helmuese dhe dhune të shpërpjestuar është dëshmi e kësaj./Dosja.al

partia demokratike

Sondazh

Poll