Politike

Berisha: Kjo është stina jonë, tani është koha të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri dhe për të krijuar qeveri teknike

Lideri i opozitës u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve që të bashkohen dhe të vazhdojnë këtë betejë, të vazhdojmë këtë rrugën në kilometrin e fitores.

24 Janar 2026, 19:07 Nga I.A
Berisha: Kjo është stina jonë, tani është koha të
Sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së mbajtur para kryeministrisë se, tani është stina e qytetarëve, për tu bashkuar dhe të përmbysim këtë qeveri dhe për të krijuar një qeveri teknike. Lideri i opozitës u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve që të bashkohen dhe të vazhdojnë këtë betejë, të vazhdojmë këtë rrugën në kilometrin e fitores.

"Miqtë e mi, koha ka ndryshuar. Stina është e jona. Ne sot nuk jemi më një parti. Nuk jemi këtu as për një individ. Nuk jemi këtu pra për asgjë tjetër, por jemi këtu për ndërgjegjen tonë, jemi këtu për idealet tona. Ne jemi këtu për ndërgjegjen tonë kombëtare si shqiptarë sepse nuk duam dhe nuk pranojmë kurrë që Shqipëria të vidhiset në honet e historisë, të shpopullohet dhe të ecë e sigurt drejt shkretimit nga banorët e saj. Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor, se nuk mund të pranojmë kurrë që për karrigen e krimit të Edi Ramës, zgjedhjet tona të shndërrohen në opozitë.

Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor se nuk mund të pranojmë kurrë që pasuritë publike, taksat e shqiptarëve, të plaçkiten nga një grup qeveritarësh, kurse shqiptarët të zhyten çdo ditë e me thellë në varfëri dhe mjerim. Ne jemi këtu si ndërgjegje qytetarë, si ndërgjegje njerëzore, se nuk mund të pranojmë kurrë këtë agresion të tmerrshëm kundër familjes.

Ne jemi këtu si qytetarë të këtij vendi, që nuk mund të pranojmë kurrë këtë emër të zi që Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Prandaj të dashur qytetarë dhe qytetare, sonte është thirrja e madhe, është ora jonë, të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri, për të krijuar një qeveri teknike, për zgjedhje të reja dhe të ndershme, për një vizion të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për dinjitetin e tyre, për interesin kombëtar, për familjen shqiptare, për ëndrrën e të rinjve shqiptarë në Shqipëri, për ligjin dhe Kushtetutën dhe barazinë para tyre. Për luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Për Shqipërinë që ecën e sigurt drejt integrimit në Europë. Edhe njëherë u ftoj të bashkohemi, të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë këtë rrugën në kilometrin e fundit, kilometrin e fitores. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore," përfundoi Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll