Politike

Berisha: Ramën nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes

Gjatë fjalës së tij në protestën e Opozitës në Bulevard, Berisha theksoi se Rama nuk largohet nga drejtësia, por do të përmbyset nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve. 

24 Janar 2026, 18:58 Nga I.A

Berisha: Ramën nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Edi Ramën nuk e pranuan në sallën ku u firmos Bordi i Paqes, një nismë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Gjatë fjalës së tij në protestën e Opozitës në Bulevard, Berisha theksoi se Rama nuk largohet nga drejtësia, por do të përmbyset nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve. 

"Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Edi Rama kryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë. Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Ramaduro është kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Palloshi i Lubisë është pengu i saj. Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Ergys Agasi është Rama i errësirës dhe se Mirlinda e AKSHI-t është simotër siameze e Lindës së Surrrelit. Sot, shumica e shqiptarëve po e kuptojnë se Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur veten, familjarët e tij, pasi ka vjedhur jo miliona, por miliarda.
Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se kryehajduti i shqiptarëve nuk ikën nga drejtësia, por ai përmbyset nga zemërimi, revolta dhe vetëm revolta juaj.

Mirëpo nëse sot gjendemi në kilometrin e fundit të opozitës tonë, përveç arritjeve tona të deritanishme, edhe për një arsye tjetër, ne do triumfojmë. Dhe kjo arsye është kriza e thellë që Edi Rama po kalon me narkoshtetin që po i shembet përsipër.
E patë ju vetë, një javë të tërë, Edi Rama krekosej me një ftesë formale që Edi Rama u kishte bërë vendeve partnere për Bordin e Paqes. E patë se si Edi Rama e përdori atë ftesë sikur ishte arkitekti i bordit, sikur ishte themeluesi. Por çfarë ndodhi? Ndodhi që në mbledhjen themeluese të bordit, aty ku u firmos Bordi i Paqes në Davos, Edi Ramën nuk e pranonte salla. Edi Rama gjendej në parlament duke bërë avokatin e Lubisë, duke ulëritur, duke sharë si ordiner opozitën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll